15 persona të vdekur në Rusi, autobusi bie në lumë

01 dhjetor 2019 | 11:57

Pesëmbëdhjetë pasagjerë kanë vdekur në skajin lindor të Federatës Ruse pasi autobusi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga mbi një urë dhe ra në lumë. Lajmin e bëri të ditur agjencia “Interfax”, e cila e citoi një burim.

“Pesëmbëdhjetë persona janë gjetur pa shenja jete”, citohet të ketë thënë ky burim.

Autoritetet lokale të emergjencave njoftuan përmes faqes së internetit se një autobus, i cili po udhëtonte nga qyteza Sretenks drejt qytetit Chita, mbi 6 mijë e 300 kilometra në lindje në lindje të Moskës, ra nga një urë në lumin “Kuenga”.

Në këtë njoftim thuhet se në autobus ndodheshin shoferi dhe 43 pasagjerë në kohën e aksidentit. Sidoqoftë, organet shtetërore nuk e përmendën numrin e viktimave, shkruan “Reuters

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Priti 14 ndeshje dhe 33 vite që David Martin të…