
15 raste me koronavirus në klubin e Alavesit
18 mars 2020
| 23:47
Klubi i Deportivo Alaves ka raportuar këtë të mërkurë se 15 pjesëtarë të tij janë infektuar me koronavirus, nga të cilët 3 lojtarë, 7 anëtarë të stafit trajnues dhe 5 punonjës të tjerë.
Klubi kishte raportuar në fundjavë infektimin e 2 anëtarëve të stafit, ndërkohë Alaves është tashmë klubi i 3-të në La Liga me numër të madh të prekurish. Dy të parit ishin Valencia dhe Espanjoli.
“15 raste rezultuan pozitive, nga të cilët 3 lojtarë të ekipit të parë, 7 anëtarë të stafit trajnues dhe 5 punonjës të tjerë të klubit të prekur. Vendimi për testimet u mor në përputhje me politikën tonë për të mbajtur përgjegjësi ndaj njerëzve që bëjnë pjesë në familjen tonë:, ka njoftuar klubi spanjoll.