“15-vjeçari kishte pësuar arrest kardiak”, detaje të reja nga tragjedia në Ferizaj

17 prill 2026 | 19:49

Një nxënës ka humbur jetën rreth orës 15:15, në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.

Mjekut kujdestar ka bërë të ditur se viktima në Qendrën Emergjente në Ferizaj ka arritur pa shenja jete, duke konstatuar se viktima kishte pësuar arrest kardiak.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ku njoftoj se është dërguar për IML.

“Sipas mjekut kujdestar, viktima në Qendrën Emergjente në Ferizaj ka arritur pa shenja jete. Për këtë, ai ka lëshuar raport me shkrim, në të cilin konstatohet se viktima kishte pësuar arrest kardiak dhe është rekomanduar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e autopsisë.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Me vendim të tij është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është urdhëruar të dërgohet për autopsi në IML-Prishtinë”, ka thënë Veseli.

E rëndë, vdes nxënësi 15-vjeçar në një shkollë në Ferizaj, policia: U rrëzua pa ndjenja në sallën e edukatës fizike

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mes dhimbjes dhe pikëllimit të madh, sot janë përcjellë për…