15-vjeçari në Durrës pëson lëndime në fytyrë nga fishekzjarrët

28 dhjetor 2025 | 14:53

Një 15-vjeçar ka pësuar lëndime në fytyrë pasi ka përdorur lëndë piroteknike.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:45 në Durrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 27.12.2025, rreth orës 21:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës është paraqitur një shtetas i mitur, 15 vjeç, i dëmtuar në fytyrë, i cili dyshohet se është dëmtuar nga lëndë piroteknike”, ka njoftuar policia shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani është rikthyer te fitoret, pasi ka mposhtur Hellas Veronën…