16 ditë afat: Kujdes, mund të ndëshkoheni për faturat e ujit

15 dhjetor 2025 | 10:50

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka bërë me dije se borxhi i qytetarëve ndaj kësaj ndërmarrje është 45 milionë euro.

Në emisionin “Fol me Arin” në “Klan Kosova”, Mjeku ka paralajmëruar qytetarët se nëse nuk i paguajnë faturat edhe 16 ditë, do të shkojnë të përmbaruesi.

“Ne furnizojmë me ujë të pijshëm diku rreth 180 mijë konsumatorë. Tash llogarite, 180 mijë konsumatorë për shtëpi, shumëzoje me 4 apo 5 anëtarë, më pak se gjysma e paguajnë, ndërkaq pjesa tjetër e paguajnë dhe bëjnë fjalë, kështu që nëse nuk paguajnë deri në fund të këtij muaji (borxhi është 45 milionë euro)”, ka thënë Mjeku.

Pos tjerash, Mjeku ka thënë se ditëve të fundit ka pasur turbullira në “Ibër-Lepenc”, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, problem për të cilin ajo u ka kërkuar falje të gjithë konsumatorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova po hyn në një fazë historike me organizimin e…