16-shi i PDK-së, Shala: Me Hamzën kryeministër, do të realizohen kërkesat e punëtorëve të KEK-ut

24 dhjetor 2025 | 16:22

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, i ka dhënë mbështetje protestës së punëtorëve të KEK-ut, të cilët kanë protestuar të mërkurën në Prishtinë.

Shala ka akuzuar qeverinë Kurti për hedhje ndaj kërkesave të punëtorëve të cilat kanë të bëjnë me pagat dhe kushtet e punës.

Në këtë kontekst, Shala ka thënë se me Bedri Hamzën kryeministër do të rriten edhe pagat e punëtorëve të KEK-ut.

“Mbi 2 000 punëtorë të KEK-ut protestuan për paga dinjitoze dhe kushte më të mira pune, por qeveria në detyrë e z. Kurti ka zgjedhur heshtjen. Ata nuk kërkojnë privilegje, por dinjitet dhe drejtësi. Mbështetja për grevën e KEK-ut është mbështetje për punëtorin dhe drejtësinë sociale. Me Bedri Hamzën kryeministër, pagat në sektorin publik do të rriten 50 për qind dhe kërkesat e punëtorëve të KEK-ut do të realizohen që në vitin e parë të mandatit të PDK-së”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili,…