16-shi i PDK-së, Shala: Studentët janë prioritet i politikave të PDK-së

25 dhjetor 2025 | 11:52

Kandidatët për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala dhe Përparim Gruda, kanë takuar disa studentë për të shpalosur prioritet e kësaj partie në raport me ta.

Shala, i cili është edhe profesor i Universitetit të Prishtinës,  ka thënë se studentët do të jenë prioritet i politikave qeverisëse të PDK-së.

“Me Përparimin takuam kategorinë më të veçantë të shoqërisë sonë, studentët.  Shumë herë më pyesin se cili është pasioni im; përgjigjja është e thjeshtë: mësimdhënia, pa dyshim.  Pikërisht për këtë arsye, fitorja e PDK-së në këto zgjedhje është thelbësore, që kjo kategori të jetë prioritet i politikave tona dhe jo të keqpërdoret vetëm gjatë fushatave zgjedhore. Bashkë. Përpara. #PDK130 #FeratShala16”, ka thënë Shala.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Jahja Mustafa, babai i…