
16-shja e VV-së në Suharekë: Kërkoj besimin tuaj për të qenë zëri i qytetarëve që duan ndryshim të vërtetë
Vetëm një ditë para zgjedhjeve lokale, kandidatja për Asamblenë Komunale të Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driana Elshani Selimi, ka bërë thirrje për mobilizim dhe mbështetje për vizionin që ajo përfaqëson.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Elshani-Selimi ka kërkuar mbështetje për të qenë zëri i qytetarëve që duan ndryshim të vërtetë, duke theksuar se tashmë është koha për përfaqësues që nuk heshtin përballë padrejtësive dhe që punojnë për interesin e të gjithëve, jo të grupeve të caktuara.
“Unë do të jem aty për:
Arsim të fortë dhe kushte dinjitoze në shkolla
Mbështetje për familjet dhe fëmijët
Projekte të dobishme për çdo lagje e fshat
Vendimmarrje të hapur dhe transparente,” thekson Elshani-Selimi.
Elshani-Selimi është pjesë e listës së VV-së në numrin 16 dhe bën thirrje që në ditët e fundit të fushatës të gjithë qytetarët të bëhen zë i ndryshimit që duan të shohin.
“Në këto 3 ditë të fundit, secili prej nesh ka përgjegjësi. Dilni, flisni, bindni dhe votoni për të ardhmen që duam bashkë!”, ka shkruar Elshani-Selimi.