
16-vjeçarja në Lezhë vdes pasi ra në kontakt me kabllot elektrike
09 shtator 2025
| 13:10
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë.
Në fshatin Zejmen, një 16-vjeçare vdiq pasi ra në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura.
Ajo ka qenë duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj, e më pas ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, e për pasojë humbi jetën, raporton Top Channel.