
169 raste aktive me Covid
26 korrik 2021
| 15:03
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 169 raste aktive me Covid.
“Nga 2 406 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 597. Në total numri i rasteve aktive është 169”, ka njoftuar MSh-ja.