17-shi i AAK-së, Ahmet Isufi: Me bashkëluftëtarë si në luftë, ashtu edhe në paqe – njësoj
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, i cili në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 17, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Lipjanit.
Gjatë vizitës në këtë komunë, Isufi u takua me kryetarin dhe kandidatin për deputet, Bashkim Budakova, me të cilin zhvilloi biseda rreth së kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes së vendit, duke vënë theksin te brezat që duhet të jetojnë në një atdhe të lirë, të sigurt dhe të zhvilluar.
“Me bashkëluftëtarë si në luftë, ashtu edhe në paqe – njësoj. Në Lipjan, me kryetarin dhe kandidatin për deputet, Bashkim Budakova, biseda pafund rreth të kaluarës, të tashmes e të ardhmes, për brezat që duhet të jetojnë në atdheun e lirë, të sigurt e të zhvilluar,” ka shkruar Isufi.
Ai theksoi se besimi duhet t’u jepet atyre që kanë lënë gjurmë në histori, që kanë qenë dhe mbeten krah vlerave të lirisë, që kanë ndërtuar shtetin dhe që e shohin atdheun me vizion të qartë për integrim dhe bashkim.
#krahteje
#129



