17-shi i PDK-së, Elmi Reçica: Entuziazëm dhe energji pozitive në takimet me qytetarë

25 dhjetor 2025 | 00:32

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, i cili në zgjedhjet e ardhshme garon me numrin 17, ka vazhduar takimet me qytetarë së bashku me kandidatët tjerë të PDK-së nga Ferizaj.

Reçica ka vizituar banorët e fshatrave Dremjak, Kosinë, Lloshkobare, Slivovë dhe Koshare, ku është pritur me interesim dhe mbështetje nga qytetarët.

“Entuziazëm dhe energji pozitive në takimet zgjedhore me banorët e Dremjakut, Kosinës, Lloshkobares, Slivovës dhe Koshares. Mbështetje e fuqishme për vizionin e Bedri Hamzës për kryeministër dhe për programin e PDK-së, i cili është garancia e vetme për zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie për qytetarët. Bashkë. Përpara.”, ka shkruar Reçica.

PDK vazhdon angazhimin e saj në terren, duke prezantuar programin dhe vizionin për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

#PDK130

#BedriHamzaKryeministër

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për deputet, Florian Dushi, ka reaguar ashpër…