176 raste aktive me Covid në Kosovë

20 qershor 2021 | 12:40

Të shtunën një person ka vdekur dhe janë regjistruar 16 raste të reja me Covid-19.

Rastet e reja kanë dalë pas testimit të 1.938 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 18 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 176.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 19 qershor 2021, Kosova ka regjistruar 107.645 me Covid-19. Prej tyre, 2.251 kanë vdekur dhe 105.218 janë shëruar.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve janë 7.018 persona.

Në total, 132.901 doza të vaksinës janë administruar, ku 17.476 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dyja dozat.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në prag të sfidës Itali-Uells në “Olimpico” të Romës, nga…