18-vjeçari Litler, fitues i kupës së botës në pikado
04 janar 2026
| 14:14
Senzacioni britanik i sportit të pikados, 18-vjeçari Luke Litler, ka fituar titullin e dytë kampion bote në “PDC World Championship”, Kupën e Botës për pikado, duke mposhtur holandezin Guaj Van Veen (numrin 3 të botës) me rezultatin 7-1.
Ky ishte titulli i dytë me radhë për Litler, i cili ka debutuar në Kupën e Botës duke arritur finalen në vitin 2024.
Kjo ishte finalja e tretë dhe triumfi i dytë me radhë për adoleshentin.
Litler është bërë senzacion i sportit global, duke arritur qysh në këtë moshë të re ta dominoj sportin e pikados, duke rritur edhe marketingun e të ardhurat për këtë sport, ku për herë të parë fituesi i Kupës së Botës është shpërblyer me 1 milion funte.



