18-vjeçari rus vritet duke luftuar në Ukrainë, në vendlindje e nderojnë si hero

10 mars 2022 | 16:48

Rusia ka varrosur një ish-rekrut 18-vjeçar, viktima më e re e deklaruar e luftës në Ukrainë deri më tani. Yegor Pochkaenko u vra një ditë para ditëlindjes së tij të 19-të, pasi u zhvendos 5,360 milje nga vendi i tij për të luftuar në Ukrainë.

Ai është një nga pak ushtarët rusë të vdekur, identitetet e të cilëve janë bërë publike dhe akoma më pak funeralet e të cilëve janë fotografuar. Rusia ka dështuar të japë shifra të besueshme për humbjet e saj në një luftë që e quan një ‘operacion special ushtarak’, por SHBA-ja ka vlerësuar se numri është deri në 6,000, me një numër të madh të plagosurish.

Pochkaenko u përshëndet si ‘hero’ në qytetin e tij të lindjes, Belogorsk në rajonin e Amurit. Pochkaenko pavarësisht moshës së tij të re u raportua se ishte një ushtar me kontratë, pasi ishte rekrutuar më parë. Por një senator rus Lyudmila Narusova, 69 vjeç, ka pohuar se rekrutët ishin urdhëruar me forcë të regjistroheshin si ushtarë me kontratë ose kjo ka ndodhur pa dijeninë e tyre.

Pochkaenko u nderua pas vdekjes me Urdhrin e Guximit nga Putin dhe atij iu dha një përshëndetje ushtarake. Shoku i tij i ushtrisë Aleksey Tarasov tha: Yegor Pochkaenko vdiq si një hero, duke mos u fshehur pas shpinës së shokëve të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm dy birra në ditë mund ta plakin trurin me…