18 vjet më parë ShBA-ja njohu Kosovën, ambasada amerikane citon ish-sekretaren Rice
Sot, 18 vjet më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) formalisht e zyrtarisht kishin njohur Kosovën shtet të pavarur, një ditë pas shpalljes së Pavarësisë në Kuvendin e Kosovës.
Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka dalë me një komunikatë për të shënuar 18-vjetorin e njohjes amerikane, me ç’rast edhe ka cituar njohjen e njoftuar nga ish-ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice.
“Sot, 18 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara e kanë njohur zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Vendosja e këtyre marrëdhënieve do të riafirmojë lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë lidhur së bashku njerëzit e Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. ‘Ndërsa Kosova sot fillon jetën e saj si shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen të vazhdojnë të jenë miku dhe partneri i saj i ngushtë’” – deklaratë nga sekretarja Rice, 18 shkurt 2008”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së.



