18 vjet nga ngritja e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë

08 prill 2026 | 12:04

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u ndryshua zyrtarisht nga një “Zyre e ShBA-ve” në “Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë”, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se: “Me Kosovën formalisht si shtet i pavarur dhe marrëdhëniet diplomatike të vendosura, hapi tjetër ishte të reflektohej kjo marrëdhënie në praninë tonë diplomatike. Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të ShBA-së në Prishtinë u ndryshua zyrtarisht dhe titulli i misionit u bë Ambasadë e ShBA-së në Prishtinë”.

Ky ndryshim erdhi pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me ShBA-në më 18 shkurt 2008.

Ambasada përkujton këtë moment historik si pjesë të udhëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agon Dobrunën në…