18-vjetori i Pavarësisë, Rama: Ora e parë e mësimit më 16 shkurt do t’i kushtohet UÇK-së

11 shkurt 2026 | 14:54

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ora e parë mësimore e datës 16 shkurt në të gjitha shkollat e kryeqytetit do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kjo në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha shkollat publike të Kryeqytetit, ora e parë mësimore e datës 16 shkurt do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Si Kryeqytet, kemi obligim institucional dhe moral të kultivojmë te brezat e rinj respekt për historinë, sakrificën dhe idealet tona. Kujtesa historike është themel i identitetit dhe respektit për shtetësinë!”, ka shkruar Rama në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokatja Nina Tavakoli, ka thënë se Hashim Thaçi në cilësinë…