184 milionë euro, vlera e ndarë për 400 mijë aplikuesit e 10-përqindëshit në Trust

30 dhjetor 2020 | 16:03

Gati 400 mijë presona kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të aplikuar për tërheqjen e 10 për qind të mjeteve të tyre në Fondin Pensional. Vlera financiare që ata mund të tërheqin në total është 184 milionë euro, ka bërë të ditur Trusti në një konferencë për media të mërkurën.

Sipas publikimeve, për 10 për qind të shumës në Trust kanë aplikuar saktësisht 394 mijë e 978 llogarimbajtës. Kjo deri më 29 dhjetor.

Trusti ka bërë të ditur se nga 184 milionë eurot e ndara 138 milionë janë kontribute, ndërsa 46 milionë fitime nga investimi i mjeteve.

Trusti po ashtu ka njoftuar se kthimi bruto nga investimet më 2020 ka arritur në 72 milionë euro, me rritje të çmimit të njësisë prej rreth 3 për qind. Në total, kthimi bruto nga investimet, prej themelimit, ka shkuar në mbi 550 milionë euro.

Për shkak të tërheqjes së 10% nga Trusti, pra rreth 184 milionë euro deri më tani, mjetet nën menaxhim u ulën nga rreth 2.13 miliardë, që ishin më 11 dhjetor, në 1.98 miliardë euro që janë më 29 dhjetor. Shifrat përfundimtare do të jenë të gatshme pas përfundimit të vitit kalendarik, ka njoftuar Trusti.

Mundësia e tërheqjes së 10-përqindëshit u bë përmes Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike. Ata që kanë tërhequr më pak se 1000 euro, do të rimbursohen pas një kohe nga shteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri aktual, njëherësh edhe kandidat i ardhshëm për postin e…