Hapet ankandi i obligacioneve në vlerë 20 milionë euro

06 gusht 12:02

Ministria e Financave (MF) ka njoftuar se më 13 gusht do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë me radhë për vitin 2019.

Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet dyvjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Financave.

No photo description available.

 

/Epoka e Re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shirokë të komunës së Suharekës ka filluar të ndërtohet…