19 persona kanë vdekur nga zjarri në Bangladesh

28 mars 2019 | 17:22

Në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, një ndërtesë është përfshirë nga zjarri, ku nga kjo kanë vdekur 19 persona.

Sipas “BBC”-së, zjarrfikësit kanë thënë se shtatëdhjetë persona janë plagosur nga ky incident.

Numri i të vdekurve mund të rritet, pasi dhjetëra persona besohet se kanë mbetur të bllokuar në ndërtesën 19-katëshe.

Incidentet me zjarre janë të shpeshta në Bangladesh, për shkak të kushteve të rënda nëpër ndërtesat e këtij shteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chantel Jeffries është një nga DJ më të njohura në…