
19 raste të reja me Covid në Kosovë
23 korrik 2021
| 14:56
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2 mijë 267 persona, ku prej tyre 19 kanë rezultuar pozitivë në testin për Covid-19.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes me Covid.
“Nga 2 267 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 582. Në total numri i rasteve aktive është 126”, ka njoftuar MSh-ja.