19 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Sudanin Jugor

09 shtator 2018 | 18:04

Nëntëmbëdhjetë (19) persona kanë humbur jetën në Sudanin Jugor, pasi një avion i vogël i pasagjerëve është rrëzuar në një liqe, teksa ka tentuar të aterronte, për shkak kushteve të vështira atmosferike.

Vetëm katër persona, përfshirë dy fëmijë, i kanë mbijetuar rrëzimit të avionit, ka thënë zyrtari qeveritar, Taban Abel Aguek.

Avioni me 23 njerëz në bord, ishte nisur nga kryeqyteti Juba për në qytetin Yirol.

“Kur arriti, kishte shumë mjegull dhe kur avioni tentoi të aterronte, ai u rrëzua në liqenin Yirol”, ka thënë Abel Augek për agjencinë “AFP”.

Fotografitë e shpërndara në rrjetin social “Twitter” tregojnë pjesët e dëmtuara të avionit gjysmë të zhytur në liqe, teksa peshkatarët lokalë kanë përdorur varkat e tyre të vogla duke iu afruar avionit, me qëllim që të kërkojnë për të mbijetuar të këtij aksidenti.

Në muajin mars të vitit të kaluar, një avion që po udhëtonte nga Juba për në Wau, ishte rrëzuar. Dyzetë njerëzit që ishin në bordin e këtij avioni kishin shpëtuar, teksa disa prej tyre kishin marrë lëndime serioze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka…