2 193 nxënës të Ferizajt i nënshtrohen testit të maturës

13 qershor 2019 | 17:18

Në bazë të përzgjedhjes me short nga Ministria e Arsimit, Ferizajt i është caktuar dita e enjte për të mbajtur Testin e Maturës, të cilit i janë nënshtruar 2 193 nxënës ferizajas.

Për të parë nga afër përgatitjet dhe ndjekur ecurinë e këtij testimi, ka dalë edhe kryetari  i Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani.

Ata kanë vizituar Shkollën e Mesme të Lartë Teknike “Pjetër Bogdani”, ku janë pritur nga udhëheqja e kësaj shkolle dhe monitoruesit e Komisionit Shtetëror të Maturës.

Në vizitën në disa nga dhomat e testimit në këtë shkollë, Aliu u ka uruar suksese të gjithë nxënësve ferizajas.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, ka theksuar se institucioni që drejton ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe me kohë për mbajtjen e këtij testi.

“Nga informatat që kam marr nga terreni dhe nga zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit, gjithçka është duke shkuar në rregull, testet kanë ardhur me kohë, nxënësit kanë qenë me kohë të paraqitur në qendra të testimit dhe si rezultat i kësaj ne kemi 2193 nxënës të cilët i janë nënshtruar testit ditën e sotme në gjithsej 17 qendra të testimit, janë këto qendra që janë përcaktuar nga Ministria e Arsimit në mënyrë që të ketë sa më pak nxënës nëpër paralele, që mbikëqyrja dhe kontrolli të jetë sa më i mirë dhe sa më i suksesshëm”, ka thënë Llabjani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për…