2 aksidente me fatalitet gjatë 24 orëve të fundit, policia shqipton mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku
10 janar 2026
| 11:31
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2314 gjoba trafiku.
Gjatë kësaj kohe, po ashtu, kanë ndodhur mbi 40 aksidente trafiku, ku 15 kanë qenë me të lënduar, ndërsa, 31 me dëme materiale. Në raport, bëhet e ditur edhe se dy aksidente kanë qenë me fatalitet.




