
2 mijë e 664 mësues të vaksinuar në Shqipëri
17 mars 2021
| 15:18
Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar kundër Covidit 2 mijë e 664 mësues. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Vaksinimi i mësuesve është shtrirë në Kukës, Shkodër, Tiranë, Lezhë, Durrës, Lushnje dhe Korçë dhe po kryhet me anë të vaksinave AstraZeneca.
“2 mijë e 664 mësues nga Kukësi, në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Lushnje, Korçë, janë sot më të mbrojtur nga Covid-19, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, teksa procesi po shtrihet në të gjithë vendin”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”
Kujtojmë që disa shtete e kanë pezulluar vaksinimin me “AstraZeneca”, ndërsa një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria është në pritje të rekomandimeve zyrtare të OBSh-së dhe EMA-s.