
2 milionë euro më shumë, i rritet vlera Mirlind Dakut para sfidës me Serbinë
19 shtator 2025
| 13:06
Mirlind Daku tashmë vlen 10 milionë euro, sipas “Transfermarkt”. Deri ditën e djeshme, vlera e sulmuesit të Kombëtares shqiptare ka qenë 8 milionë euro, por tashmë ajo është rritur.
Plot 2 milionë euro më shumë vlen sulmuesi nga Gjilani, i cili po kalon një moment të mirë me Rubin Kazan në Rusi. Ky vlerësim vjen pak para ndeshjes që Shqipëria do të luajë përballë Serbisë.
Këtë sezon, Daku ka luajtur në 11 ndeshje me Rubin Kazan. Në këto sfida që ka marrë pjesë ia ka dalë që të shënojë 8 gola dhe të asistojë në një tjetër.