
2-shi i Vetëvendosjes në Vushtrri, Ali Januzi, nuk i mori votat e mjaftueshme për asamblist
Ali Januzi është njëra nga figurat më të rëndësishme të luftës çlirimtare jo vetëm në Vushtrri, por edhe më gjerë, madje ai ishte edhe bashkëluftëtar i komandantit Adem Jashari.
Por një jetë e tërë kushtuar çështjes kombëtare nuk i mjaftoi Lëvizjes Vetëvendosje që ta zgjedh atë si asamblist në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, shkruan Veriuinfo.
Januzi nuk mori votat e mjaftueshme që të zgjedhet asamblist në këtë komunë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai mori vetëm 309 vota, derisa figura tjera të kësaj partie arritën të zgjedhen asamblist.
Paksa e çuditshme që një nga njerëzit më kontribues për vedin dhe një nga figurat më të respektuara në këtë komunë të mos zgjedhet asamblist!
Interesant është edhe fakti që Ali Januzi ka marrë vetëm 1 votë në Akrashticë, fshatin e Sylejman Mehollit – kandidatit të LVV për kryetar të Vushtrrisë.