
20 kompani nga Kosova pjesëmarrëse në forumin e Austrisë
Në Odën Ekonomike Federale të Austrisë WKÖ në Vjenë po mbahet forumi ekonomik, në të cilën po marrin pjesë edhe kompani nga Kosova.
Krahas 20 kompanive të IT-së nga Kosova, do të mund të takojnë mbi 30 kompani austriake dhe të shikojnë mundësinë për thellim të bashkëpunimit.
Prezentë në Forum janë edhe Ministrja Hajdari dhe zv. ministri i ekonomisë Mentor Arifaj . “Gjatë vizitës zyrtare në Vjenë të Austrisë, do të takohem edhe me Ministren Federale për Çështjet Dixhitale dhe Ekonomike të Austrisë, znj. Schramböck, për të diskutuar rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik. Qëllimi i vizitës është forcimi i bashkëpunimit me Austrinë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit ku do të kemi takime me biznese të ndryshme austriake”, ka shkruar Arifaj në “Facebook”.