
20 pacientë me Covid po trajtohen në ShSKUK
10 mars 2022
| 12:13
20 pacientë të konfirmuar me Covid-19 janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Në trajtim mjekësor janë edhe 25 pacientë të tjerë post-Covid.
“Me oksigjeno-terapi janë 20 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 5 pacientë”, ka njoftuar ShSKUK-ja.
Sipas këtij njoftimi, në Klinikën Infektive po trajtohen 28 pacientë dhe në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 5 pacientë.
Ndërsa në Spitalin e Gjilanit po trajtohen katër pacientë, po aq po trajtohen edhe në Spitalin e Pejës