![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/880978D2-96C2-4EED-9841-72DCCE27C8A2.jpeg)
20 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë
02 maj 2019
| 07:48
Janë bërë dy dekada që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.
Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.
Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.
Familjarë dhe qytetarë të tjerë kujtojnë çdo vit këto viktima, e ashtu do të ndodhë edhe këtë vit.
Për t’i nderuar viktimat do të jetë në Studime sot edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.