200 familje me gjendje të rëndë ekonomike në Kaçanik ndihmon me pako ushqimore

03 maj 2021 | 16:42

Organizata “Islamic Relief” ka ndarë 200 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë ekonomike në Kaçanik.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Diana Reka, ka falënderuar këtë organizatë si dhe Kryqin e Kuq, i cili që nga fillimi i pandemisë po merret me shpërndarjen e pakove në bashkëpunim me zyrtarët komunalë.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani qytetarët e Kaçanikut janë ndihmuar me pako ushqimore nga donatorë e organizata të ndryshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, përkatësisht të rregullimit…