20,000 € për golin e parë: ‘Beni Dona’ motivon Kombëtaren
Kompania Beni Dona njofton opinionin publik dhe komunitetin sportiv se, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për sportin kosovar dhe në veçanti për Kombëtaren e Kosovës, ka vendosur të shpërblejë me 20,000 (njëzet mijë) euro futbollistin e Kombëtares së Kosovës që do të realizojë golin e parë në ndeshjen e sontme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Ky vendim vjen si një akt konkret motivimi në një nga përballjet më të rëndësishme për ekipin tonë kombëtar, me synimin për të rritur edhe më tej frymën garuese dhe besimin në fitore.
Kompania Beni Dona, nën drejtimin e pronarit Ragip Mustafa, vazhdon traditën e saj të kontributit në shoqëri, duke mbështetur ndër vite jo vetëm sportin kosovar, por edhe iniciativa konkrete në komunitet, përfshirë ndihmë për familje në nevojë dhe projekte me ndikim të drejtpërdrejtë.
Beni Dona shpreh besimin e plotë në potencialin e futbollistëve tanë dhe ju uron suksese në këtë përballje, duke pritur një paraqitje që reflekton krenarinë dhe shpirtin luftarak të Kosovës.
Me respekt,
Beni Dona



