“2006-2010 janë vitet e arta të Kosovës – shkëlqimi filloi të humbë nga Raporti i Dick Martyt”

26 maj 2025 | 21:50

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se vitet 2006-2010 ishin të arta për Kosovën.

Ai në “Pressing” të T7, tha se negociatat e Vjenës, shpallja e pavarësisë, e pastaj kulmi ishte fitorja në GJND.

“Janë vitet e arta të Kosovës si tërësi, 2006-2010, janë vitet e arta. Kanë ndodhur gjëra të mëdha në Kosovë, procesi i negocimit Vjenë, shpallja e pavarësisë, dhe pastaj zhvillimi ekonomik”.

“Edhe planin e brendshëm të zhvillimit të hovshëm ekonomik, edhe në planin ndërkombëtar deri kur ndodhi GJND, ishte kulmi i suksesit. Kosova po arrinte suksese në njohje ndërkombëtare, në anëtarësime rajonale”, ka thënë Limaj.

Më pas LImaj tha se shkëlqimi filloi të humbë nga raporti i Dick Martyt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në “Pressing”…