Fluturimi i parë i “Air Albania” nga Tirana drejt Stambollit

15 shtator 2018 | 09:04

“Air Albania”, kompania e parë ajrore shqiptare, ku aksioner është edhe shteti shqiptar, ka nisur fluturimin e parë Tiranë-Stamboll, me studentët e ekselencës.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u uroi studentëve rrugë të mbarë, ndërsa iu drejtua duke u thënë se ata janë fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër.

Ai ka thënë se studentët e ekselencës janë këmba më e mbarë për të nisur historinë e fluturimeve të kompanisë së parë ajrore shqiptare.

“Këtë fluturim të parë të muajit të testit e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës, është një fluturim simbolik. Gjatë gjithë muajit do të ketë disa të tillë”, ka thënë Rama.

Fluturimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa “Air Albania” do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane si Roma, Londra apo Milano.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Meteorologët thonë se do të kemi një ditë me mot…