Sëmundja e Ebolës po përhapet, vaksinat në nivel global mungojnë

21 dhjetor 2018 | 13:13

Dyshimet po rriten nëse rezerva botërore prej 300 000 dozave të vaksinës kundër sëmundjes së Ebolës, është e mjaftueshme për të kontrolluar epidemitë e ardhshme.

Sëmundja vdekjeprurëse po del jashtë zonave pyjore dhe atyre rurale dhe gradualisht po kalon edhe në qytete.

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tashmë po flasin me prodhuesin kryesor të vaksinave, për të rivlerësuar se sa duhet të ketë rezerva në nivel global, raporton “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Studentët në Shqipëri kanë përmbyllur protestat e tyre për vitin…