Lajm i mirë për shqiptarët në Zvicër

20 mars 2020 | 10:59

Të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër nuk kanë pse të shqetësohen edhe nëse e tejkalojnë lejeqëndrimin.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër se për shkak të situatës COVID-19 nuk do të penalizohen.

Sipas autoriteteve zvicerane, derisa situata të kthehet në një gjendje normale qytetarët që nuk mund të largohen nga Zona e Shengenit ose Zvicra për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, para skadimit të vizave të tyre ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor dhe pa mënyra të tjera kthimi, lejohen të qëndrojnë në zonën Shengen.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim edhe me autoritetet zvicerane, rekomandon të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në këto kushte t’i raportojnë pranë zyrave të migrimit kantonal në Kantonin ku po qëndrojnë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Po rezulton shkatërrues për një familje të New Jerseyt virusi…