Brenda majit i hapim kufijtë

15 maj 2020 | 08:38

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar për planin e rihapjes së vendit dhe për rrezikun që ky proces ka për qytetarët. Në “Opinion” ai ka thënë se në ditët në vijim qeveria do të marrë një vendim për hapjen e kufijve tokësorë me Greqinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

“Po shikojmë hapjen e kufijve tokësorë me Greqinë dhe Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Është një vendim i vështirë që do ta marrim në ditët në vijmë, por që do të jetë brenda majit. Dy rreziqet më të tmerrshme është turizmi të cilin nuk mund ta mbajmë mbyllur dhe e dyta është transporti publik. Për hapjen e kufijve kam parasysh hapjen e kufijve për qytetarët shqiptarë që janë në anën tjetër të kufirit. Natyrisht se kufiri me Kosovën është kufiri me një pjesë tjetër të qytetarëve shqiptarë. Ne sot mund të sjellim në Shqipëri turistë më shumë se çdoherë tjetër.

Kërkesat janë të pafundme nga Hungaria, vendet nordike. Çështja është a duhet apo s’duhet t’i sjellim?! Janë qeveritë e tyre që thonë jemi gati t’i mbështesim turistët që të vijnë këtu pasi Shqipëria ka situatën më të mirë, por pyetja është a duhet apo jo. Ne po synojmë një turizëm të brendshëm ose me korridore”, ka thënë Rama.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti  Biel/Bienne në Kantonin e Bernës do t’i japë çdo…