Dy të vdekur dhe 46 raste të reja me Covid në Kosovë

26 shtator 2020 | 15:20

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 560 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive me Covid.

Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes nga Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive është 15.425 raste nga 65.454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.641.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 21 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Gjilan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dyshohet se të premten (25.09.2020) pasdite, pjesëtarë të xhandarmërisë serbe…