Thaçi, Veseli dhe Selimi nisen bashkë drejt Hagës
05 nëntor 2020
| 15:16
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë nisur së bashku për në Hagë ku do të përballen me akuzat e Gjykatës Speciale.
Thaçi, Veseli e Selimi të tre ish-anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kanë marrë konfirmim të aktakuzave ndaj tyre nga Specialja.
Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje sot paradite në një konferencë për medie, ku ka njoftuar se i është konfirmuar aktakuza.
Po ashtu, edhe Kadri Veseli ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja pas konfirmimit të aktakuzës.
Pas dorëheqjes së Thaçit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës.



