IKShPK, thirrje qytetarëve: Mbajeni maskën. Virusi është gjithandej

19 nëntor 2020 | 08:29

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka publikuar një porosi për qytetarët mëngjesin e ditës së sotme. Ai ka bërë me dije se puna aty po vazhdon pa ndërprerë.

I njëjti ka kërkuar nga qytetarët që t’i mbajnë maskat në mënyrë që t’i mbrojnë të afërmit e tyre.

“Mbajeni maskën, mbroni të afërmit tuaj! Në punë maskat obliguese! Virusi është gjithandej!”, thuhet në reagimin e IKShPK-së.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 1 599 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 720 raste pozitive.

Ndërkaq 11 persona kanë ndërruar jetë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Doktori kosovar që jeton dhe vepron në Gjermani, Fahri Beqa,…