Salih Mustafa edhe dy muaj në paraburgim
Të arrestuarit të parë nga Specialja, Salih Mustafës, i është vazhduar paraburgimi në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe për dy muaj. Këtë njoftim e ka dhënë gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, mbrëmë vonë.
Për rastin e Mustafës thuhet se mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm duke qëndruar në paraburgim.
Mustafa do të qëndrojë edhe dy muaj të tjerë në paraburgim. Gjyqtari Guillou brenda kësaj periudhe do të shqyrtojë nëse arsyet e paraburgimit ende ekzistojnë dhe më pas do të marrë një vendim për përfundim apo vazhdim të paraburgimit.
Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale. Ai ishte arrestuar më 24 shtator duke iu konfirmuar aktakuza për krime lufte.
Më 28 tetor Mustafa kishte dalë për herë të parë në seancën dëgjimore të Speciales.



