Kurtishaj takohet me Mazrekun, kërkon lehtësime për sigurim të autobusëve
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugore dhe Turizmit, Ruzhdi Kurtishaj është takuar me u.d drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve Sami Mazreku.
Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ai ka njoftuar se me të ka diskutuar për çështjen e pagesave me rastin e sigurimit të polisave të sigurimit të autobusëve, përcjell Bota sot.
Kurtishaj ka thënë se kërkuan urgjentisht që kjo çështje të diskutohet nga ana e kompanive të sigurimit që i ngarkon bizneset me rastin e regjistrimit të automjeteve e në këtë rast për operatorët ekonomik të autobusëve.
Postimi i tij i plotë në “Facebook”:
Sot në takim me drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve z. Sami Mazreku bashkë me stafin e tij diskutuam çështjen e pagesave me rastin e sigurimit të polisave të sigurimit të autobusëve. Kërkuam që urgjentisht kjo çështje të diskutohet nga ana e kompanive të sigurimit që i ngarkon bizneset me rastin e regjistrimit të automjeteve e në këtë rast për operatorët ekonomik të autobusëve.



