Si i shpëtoi vrasjes nga babai i saj 14-vjeçarja në Gjermani? Ajo dëgjoi teksa po i vdisnin motra dhe nëna

17 dhjetor 2020 | 22:58

Një burrë 51-vjeçar me nënshtetësi kosovare në Isselburg të Gjermanisë, vrau gruan e tij (46 vjeç) dhe vajzën (17 vjeç) në shtëpinë e tij në mëngjesin e së enjtes. Pastaj, dorasi u var në verandë me litar.

Një nga mediat gjermane ka bërë të ditur se edhe vajza tjetër e burrit kosovar, 14 vjeçare ishte cak i babait të saj, por ka shpëtuar.

‘Anzeigeinblatter’’, ka thënë se 14 vjeçarja ishte mbyllur në dhomë dhe i ati i kishte kërkuar të dilte por vajza nuk kishte pranuar.

Ajo i ka treguar informacionet e para policisë lidhur me krimin dhe sipas mediumit gjerman motivi i vrasjes ishin kontestet e ndarjes së çiftit. Mediumi gjerman ‘Anzeigeinblatter’ bënë me dije se edhe vajza 14-vjeçare ishte në cak të babait, e cila u mbyll në dhomë pas vrasjeve makabër.

“14-vjeçarja është stabile dhe po pyetet nga policia. Në ardhjen e forcave të policisë, vajza ishte në një dhomë që ishte mbyllur nga jashtë”, ka thënë Botzenhardt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roma ka triumfuar 3:1 ndaj Torinos sonte në xhiron e…