Këshilli Gjyqësor përfundon verifikimin e kandidatëve për deputetë
20 janar 2021
| 13:56
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar procesin e verifikimit të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton “Epoka e re”.
Përmes një njoftimi për medie, KGj-ja ka treguar se listat e kandidatëve ja kanë dorëzuar KQZ.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) bazuar në ligj, në Memorandumin e Bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe kërkesën e datës 18.01.2021, ka përfunduar verifikimin e 1081 kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakohshme të datës 14.02.2021. Listat e kandidatëve janë dorëzuar në KQZ brenda afatit të përcaktuar në kërkesë. Me këtë rast, Këshilli ka përfunduar obligimin e vet në lidhje me këtë proces”, është thënë në njoftim e KGj-së.



