Limaj: Zahiri, Edmondi dhe Hakifi ishin promotorë të fuqizimit të UÇK-së

31 janar 2021 | 13:12

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj së bashku me anëtarë të tjerë të kësaj partie kanë bërë homazhe para shtatores së heroit, Zahir Pajazitit, në 24-vjetorin e rënies së tij.

“Sot 24 vite më parë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori një goditje të rëndë e masive, vrasjen e drejtuesve të saj dhe arrestimin e dhjetëra pjesëtarëve të UÇK-së. Komandant Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, ishin promotorë, ishin celulat e para të organizimit e fuqizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët e lëshuan zërin e tyre në të gjitha trevat, për tu bashkuar për lirinë e Kosovës”.

“Në atë kohë, e humbëm Zahirin, Edmondin e Hakifin dhe na arrestuan edhe shumë të tjerë, por zëri, fryma dhe angazhimi çlirimtar nuk u ndal për asnjë çast deri në çlirimin e Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Zahir Pajazitit dhe gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka thënë Limaj.

May be an image of 7 people, including Bilall Sherifi and Ragip Shala, people standing and outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franck Kessie ka reaguar pas zërave që Zlatan Ibrahimoviq nuk…