Nora Gjakova kualifikohet në gjysmëfinale

08 qershor 2021 | 15:35

Xhudistja e Kosovës, Nora Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në xhudo, i cili po në Budapest të Hungarisë.

Fillimisht, xhudistja jonë kaloi në çerekfinale me tri fitore, njërën pa luftë në kategorinë e -57 kilogramëve.

Më pas, Gjakova u takua me rusen Anastasiia Konkina, duke e mposhtur me Ippon. Kjo fitore i jep motiv xhudistes tonë që të shpresojë për një medalje të artë në Kampionatin Botëror. Gjakona në finale do të përballet me xhudisten nga Kanadaja, Jessica Klimkait.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Teuta Qiraxhiu shpall të pavlefshme diplomën e Fakultetit Filozofik dega…