Lushtaku thotë se nuk do të jetë pjesë e kryesisë së re të PDK-së

03 korrik 2021 | 10:24

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, i ka quajtur turp të madh pretendimet e disa analistëve dhe gazetarëve se mund të ketë pasur ndërhyrje në përcaktimin e kandidatit për të partin e PDK-së, nga ana e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Lushtaku ka thënë që në këtë moment nuk është mirë që të flitet për këtë.

Ai ka theksuar se nuk mund ta “detyrojnë” askënd që të kandidojë.

Ish-kryetari i Skenderajt ka theksuar shkurtimisht se nuk do të jetë pjesë e kryesisë së partisë.

“Jo nuk do të jem pjesë e kryesisë”, ka thënë ai, raporton Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak para fillimit të Konventës ku do të zgjidhet kryetari…