Rama poston pamjet e 9 sportistëve shqiptarë

23 korrik 2021 | 16:24

Janë hapur zyrtarisht Lojërat Olimpike që pritet të zgjasin deri më 8 gusht.

Së fundmi kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ekipi me 9 sportistë të Shqipërisë teksa parakalojnë në skenë. Sportistët shqiptar janë pjesëmarrës mes ekipeve të më shumë se 200 vendeve.

Kujtojmë se olimpiada u shty me një vit për shkak të pandemisë. Në pamjet që ka shpërndarë Rama shihen atletja Luiza Gega dhe peshëngritësi Briken Çalja të cilët mbajnë flamurin shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Aktori i famshëm i Hollywood-it, Tom Cruise, po shijon disa…