Katër pyetjet e PSD-së drejtuar ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike
14 shkurt 2022
| 22:31
Nënkryetari i PSD-së, Qendron Kastrati në një konferencë për media ka thënë se protesta e së hënës ka nxjerrë në pah një skandal sa i përket marrëdhënieve midis Qeverisë, ZRRE-së dhe KESCO.
Sipas tyre, ZRRE ka rritur çmimet por thonë se cili është çmimi nuk e di askush.
“Vetë kumtesa e ZRRE-së që u lëshua sot e konfirmoi kërkesën tonë. Vendimin thanë se do ta bëjnë publik pas disa ditësh, ndërkohë që faturat ka 10 ditë që faturohen me rritje”, tha Kastrati.
Katër pyetjet e PSD-së drejtuar ZRRE-së:
1. Sa është çmimi i kilowatt-it për amvisëritë që shpenzojnë rrymë deri në 800 khw?
2. Sa është subvencionimi i Qeverisë për këdo që shpenzon rrymë deri në 800 khw?
3. Sa është subvencionimi për shpenzimet mbi 800 khw?
4. Sa është fitimi i KEDS?



